Efi e ka nisur ditën tepër e revoltuar duke u shprehur se i mungojnë dy nga sendet e saj personale.
Ajo tha se gjithmonë i vendos në një vend të caktuar, ndaj nisi të dyshojë se kush nga banorët i ka marrë. Luizi dhe Qetsori nisën ta ndihmojnë në gjetjen e tyre duke kërkuar në gjithë shtëpinë.
Pasi të gjithë banorët u vunë në kërkim, Jori i ka gjetur sendet personale të Efit në dhomën e grimit.
Efi u shpreh se ka qënë dikush nga banorët që i ka fshehur sendet e saj, pasi ajo është e vetëdijshme se ku i vendos.