Viti i Ri nis me lëkundje toke, regjistrohen më shumë se 10 tërmete

Viti i Ri 2021 duket se nuk ka nisur shumë i qetë për Kroacinë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare që në orët e para të këtij viti janë regjistruar disa lëkundje toke.

Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave. Gjatë orëve të para të 1 janarit u regjistruan 10 tërmete, ku më të fortët ishin 3.3 dhe 3.2 sipas shkallës Rihter.

Vetëm në 69 orët e fundit janë shënuar 169 lëkundje toke në Kroaci. Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj java Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë nga i cili humbën jetën 7 persona dhe mbetën dhjetëra të plagosur./shkoder.info

Author: admin