Viti i ri i jep fund beqarive të vjetra, këto 3 shenja do të gjejnë dashurinë gjatë janarit

Në qoftë se dhjetori ju gjeti “single”, edhe pse më mirë vetëm sesa i,e tradhtuar, duket se janari do t’u japë zgjidhje një herë e mirë të gjitha problemeve të zemrës. Këtë nuk e themi ne, por yjet që kanë parashikuar histori të reja dashurie në horizont për 3 shenjat e mëposhtme. Kështu që merrni laps e letër dhe mbani shënime, pasi muajin tjetër ju presin surpriza emocionuese.

 

1.DASHI: Të lindurit në shenjën e parë të horoskopit pritet të kenë një janar sa më intensiv për sa i përket çështjeve sentimentale. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh.

 

2.LUANI:  Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukses. Gjysma e parë e janarit do të shoqërohet kryesisht me flirtime dhe ndjesi sporadike, kurse fundi i muajit është ajo periudhë që do t’ju të bëjë të ndieni sërish fluturat në stomak. Shijojeni!

 

3.PESHQIT: Peshqit janë një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Janë vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, atyre emocioneve që të trondisin qenien, mirëpo maji nuk është treguar aq bujare me ta. Mos u pezmatoni, ju pret një janari mbushur me njohje të reja.

Author: morevesh