“Vis Martinaj më shkroi nga ‘King Simba’”/ Si u njoh ish-missi me “mbretin” e lojërave të fatit

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e Ervis Martinajt, personit të shumëkërkuar nga drejtësia, gjurmët e të cilit janë zhdukur që prej gushtit të 2022-shit.




Konkretisht është zbuluar se si Ervis Martinaj është njohur me ish-missin, një nga personat e fundit me të cilët ka pasur kontakte “mbreti” i lojërave të fatit.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin, ish-agjentin e Forcave Operacionale që shoqëronte Martinajn dhe ish-missin thuhet se i shumëkërkuari kishte një adresë në Instagram me emrin “King Simba” dhe foto profili kshte luanin.




Pikërisht nga kjo adresë ai i ka shkruar për herë të parë 22-vjeçareS dhe pasi kanë komunikuar për disa kohë janë takuar në Durrës.

“Ajo ka shpjeguar se, me shtetasin Ervis Martinaj është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social “Instagram”. Ervisi ka pasur adresën në instagram me emrin “King Simba” dhe foto profili ka pasur një luan. Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel “Palace” në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMË”, seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek “Arbëria Palace” në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”, thuhet ndër të tjera në vendim./ CNA.al

Author: morevesh