VIP-at shqiptarë performues tek clubi i bandës shqiptare të vrasësve në Athinë

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e 21 Shkurtit në një lokal në Athinë, Greqi pasi sherri i një bande kriminelësh agravoi në përdorimin e armëve.

Kjo bandë kriminale e cila konsiderohet si tepër e rrezikshme nga autoritetet greke është e përbërë nga 10-11 shtetas shqiptarë të përfshirë në zhvatje, trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore. Anëtarët e bandës thuhet se kanë lidhje me kriminelët e burgosur dhe iu shërbejnë atyre por jo vetëm.




Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një club në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin.

Erlis Salaj i cili konsiderohet si kreu i bandës thuhet se drejton clubin e natës në Athinë ku fton këngëtarë të njohur shqiptarë dhe jo vetëm. Në rrjetet sociale ai ndan foto të netëve me muzikë “LIVE” në clubin e tij por edhe foto me ‘artistët’ shqiptarë.

Mes tyre bien në sy fotot me reperat, Noizy dhe Stresi apo edhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

Author: morevesh