Arrestohet një oficer policie në DVP e Elbasanit. Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga oficeri i njësisë FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetasi me iniciale K.H.
Burimet thonë se Fana akuzohet se ka mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet ti pagunte Fanës 7 mijë euro. Nga verifikimet rezulton se personi nuk kishte asnjë problem me drejtësinë italiane.