Shpejtësia vrastare merr jetë në Shqipëri. Edhe pse kanë ndodhur dhjetëra aksidente me pasoja tragjike nga shpejt♪7sia, s♪7rish të rinjtë mburren me makinat e tyre.
Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me mbi 300 kilometra në orë. E gjithë skena ka ndodhur nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej me një mjet tjetër që po i respektonte rregullat e qarkullit.
“O lali, na vrave. Bravo!,”-dëgjohet në video.
Video është publikuar nga vetë protagonistët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja, ndëkohë që nga ngjarja e fundit të gjithë po mundohen që të sensibilizojnë të rinjtë që të mos i thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.