Sara Duke është një mësuese portugeze e cila mëson anglisht futbollistët e huaj të Premier Ligës. Ajo flet në mënyrë perfekte portugalisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht.
Bukuroshja përdor një formulë, që është përmes teknikave të kujtesës, e cila u lejon ‘nxënësve’ të mësojnë gjuhën e dëshiruar me një ritëm më të shpejtë.
Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit, Julian Alvarez është një nga studentët e Sarës. Portugezja ka shpërndarë një foto me të teksa ka vënë në pah talentin dhe qëndrimin e tij për të mësuar anglisht: “Nga ngritja e Kupës së Botës deri te pushtimi i një gjuhe të re, talenti i studentëve të mi nuk ka kufij”.
Pa shkuar më tej, në një program televiziv argjentinas (Invasores, transmetuar nga kanali América), një gazetar raportoi se gratë e disa lojtarëve janë xheloze për të.