Gomerë që tërheqin karroca të drunjta shihesin sot të garonin në një pistë të posaçme në Bahrain, teksa drejtuesit e tyre i nxisnin kafshët duke i goditur me shkopinj në kurriz.
Garat informale dënohen vazhdimisht nga aktivistët e mbrojtjes së kafshëve por janë një traditë e çmuar për vendasit dhe lejohen nga autoritetet.
Abdullah Salem, një prej organizatorëve thotë se eventi është disa dekada i vjetër dhe garuesit janë shumë kompetitivë.
“Në vijmë këtu në garën e Bersar prej gati 25 vjetësh. Eventi është mjaft njohur dhe ndahet në disa kategori”, thotë ai.
“Zakonisht konkurrojnë 7 deri në 8 gomerë, që mund të arrijnë deri në 10 kur gara bëhet më e fortë.”
“Kemi një garë dhe për më të rinjtë dhe ne shpresojmë që kjo traditë të vazhdojë.”
Megjithë kritikat e aktivistëve të të drejtave të kafshëve që e quajnë eventin “primitiv” tifozë të shumtë mblidhen në fund të garës 700 metra te gjate për të bërë foto me fituesin.
Garat me gomerë janë gjithashtu të praktikuara në Pakistan e Marok, si sporte tradicionale por presioni i grupeve të kafshëve ka reduktuar numrin e eventeve.