(Video+foto) ‘Eksploruesi urban’ hyn në ishullin e pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein/ Sjellë pamjet e rralla

Një eksplorues i rrjeteve sociale pretendon se ka arritur të hyjë në ishullin privat të sekuestruar të maniakut miliarder Jeffrey Epstein, duke thënë se ishte me fat që iu shmang kamrave dhe rojeve të sigurisë.

Dy vjet më parë Andy Bracco – i njohur në rrjet si ‘Place Hacker’ – shkoi në ishullin privat të Epstein, Little Saint James, bashkë me mikun e tij Jon Megna.

Dyshja arritën të zbrisnin aty ku pedofili famëkeq ka abuzuar qindra minorene bashkë me miqtë e tij të famshëm e të fuqishëm, në rajonin e ishujve Virgin, pjesë e SHBA, dhe ka dokumentuar aventurën në rrjetet YouTube e TikTok.

Në pamje tregohen sesi dy djemtë eksplorojnë ishullin tropikal 30 hektarësh që financieri pedofil kishte blerë për $64 milionë, ku shihen me tempuj me referenca të kulturave të lashta si dhe një orë me hijen e diellit e vendosur në një kodër.

Duke folur me të përditshmen The Sun në 2020, Bracco tha se ishulli patrullohej nga roje sigurie.

“Ishte i mbrojtur me siguri, zbrita aty dy herë brenda një jave dhe ishte pak e rrezikshme”.

“Duhet t’i shmangeshim shumë kamerave në ishull si dhe punëtorëve e rojeve të sigurisë. Por unë e kisha planifikuar disa muaj përpara, kisha folur me vendasit dhe dinin se çfarë të prisnim”.

“Nuk do t’i sugjeroja dikujt të shkonin aty nëse nuk e dinë mirë çfarë po bëjnë”.

Ishulli u bastis në vitin 2019 nga policia federale FBI pas akuzave të rënda të trafikut të njerëzve dhe minorenëve, shfrytëzim të prostitucionit me minorenë, të organizuar nga Epstein për miqtë e tij elitarë të fuqishëm.

Ai vdiq në qelinë e burgimit teksa priste gjyqin ndërsa ende asnjë nga klientët e tij të famshëm nuk janë bërë publikë, apo akuzuar për abuzimet në ishullin makabër.

Bracco thotë se bashkë me Megna vërejtën disa nga ndërtimet në ishull si për shembull tempullin që kishte nisur të shkatërrohej, dyer e monograme ku Epstein kishte pikturuar inicialet e tij.

Bracco e Megna thonë se shumë kamera ishin ende aktive.

“Në një pjesë të ishullit kishte kamera që dukeshin si me rreze infra të kuqe, në një shtyllë komunikimesh”.

“Ajo nisi të drjetohej nga ne kështu që u detyruam të largoheshim”.

Në një tjetër intervistë me rrjetin Newsweek, Bracco thotë se në tempullin me të kuqe e blu kishte një palë shkallë që shkonin poshtë që sipas disa teorive shkonte drejt një serie tunelesh nëntokësore.

Ai tha: “Sikur të kisha hyrë në tempull, nuk do të hezitoja t’i tregoja audiencave çfarë kishte aty. Siguria nuk ishte e madhe në ishull, të paktën gjatë vizitave të mia”.

“Unë isha përgatitur shumë mirë për vizitën dhe isha informuar. Në të dyja vizitat nuk më pikasi asnjeri. Ne qëndruam larg molit kryesor të barkave, larg shtëpisë kryesore dhe nga kamerat me infra të kuqe”.

Author: morevesh