(Video+foto) Beyonce performon në hapjen e resortit luksoz në Dubai/ Paguhet me shifrën e “çmendur”

Beyonce ka dalë në skenë për performancën e saj të parë që nga viti 2018 në hapjen e resortit më luksoz në botë, në Dubai, ku në një moment iu bashkua në skenë dhe vajza e saj Blue Ivy.



Ylli 41-vjeçar performoi rreth 90 minuta në koncertin në ceremoninë e “Atlantis, The Royal”, i cilësuar si resorti më ultra luksoz në botë.

Beyonce doli përpara një turme prej 1500 personash me një fustan të verdhë duke i lënë të gjithë pa fjalë. Ajo gjithashtu këndoi disa nga hitet e saj më të mëdha duke përfshirë Crazy In Love, Naughty Girl, Halo dhe XO, duke kulmuar me një interpretim të Drink In Love, ndërsa fishekzjarrët ndriçonin qiellin.

11-vjeçarja Blue Ivy surprizoi audiencën kur iu bashkua nënës së saj superstare për një duet në skenë, por asnjë nga të pranishmëve nuk iu lejua të bënte foto. Koncerti u bazua në këngët e realizuara kurrë më parë live, me këngëtaren që vendosi të mos debutonte asnjë këngë nga albumi i saj i fundit Renaissance, i cili është nominuar për dy Grammy.



Duke iu drejtuar publikut e emocionuar, Beyonce tha: “Ka një grup njerëzish nga e gjithë bota në këtë skenë dhe ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu për të festuar këtë natë me ju.

Prindërit e mi janë këtu sonte për të festuar, nëna ime dhe babai im. Fëmijët e mi të bukur janë këtu për të më parë mua dhe burrin tim të bukur.”

Beyonce u raportua se ishte paguar 24 milionë dollarë (19.4 milion £) për koncertin ekskluziv, ku morën pjesë njerëz të famshëm duke përfshirë Kendall Jenner, Liam Payne, Ronan Keating, Rochelle dhe Marvin Humes dhe redaktori britanik i Vogue Edward Enninful.



https://www.instagram.com/reel/CnsYqQuOYS4/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Author: morevesh