Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, ku një burrë i ka prerë kokën gruas së tij dhe më pas është shfaqur teksa shëtiste më kokën e saj nëpër rrugë.
Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave viktima ishte vetëm 17 vjeç dhe emri i saj ishte Mona Heydari. Në vrasjen e saj mori pjesë edhe kunati i saj, i cili e akuzoi për tradhti bashkëshortore, në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan në Iranin jugperëndimor.
Videoja që u shpërnda në rrjetet sociale, tregon burrin duke ecur në rrugë dhe duke buzëqeshur, teksa mban kokën e gruas së vrarë në duar, ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në Iran.
Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja kishte ikur në Turqi për t’i shpëtuar abuzimit të të shoqit, por të afërmit e saj e detyruan të kthehej në Iran.
An Iranian man grinned as he walked the streets clutching the severed head of his 17-year-old wife whom he decapitated in an “honor killing,”.
Sajjad Heydari strolled throughAhvaz, in Khuzestan, on Saturday with Mona Heydari’s head in one hand and a blade in the other. pic.twitter.com/o26CxhCBDB
— Nina Aouilk (@ninaaouilk) February 27, 2022