(Video) Zhaklin Lekatari nuk i shpëton ‘trendit’ të ndërhyrjeve estetike/ Opinionistja e BBV bën ndryshimin në fytyrë

Opinionistja e “Big Brother Vip” ka qenë në qendër të vëmendjes që prej nisjes së formatit. Komentet e saj për banorët dhe lojën e tyre janë kometuar dhe kritikuar gjatë në rrjet, por së fundmi blogerja është bërë virale për një diçka që nuk ka aspak lidhje me “Big Brother Vip.”

Në puntatën e fundit të programit, të gjithë vunë në dyshim nëse opinionistja kishte bërë ndërhyrje estetike në buzët e saj. Me sa duket dyshimet kanë qenë të sakta, pasi Lekatari ka kryer një ndërhyrje estetike në buzët e saj, siç shihet në videon më poshtë.

Pavarësisht këshillave për audiencën e saj, që ta duan dhe ta pranojnë veten ashtu siç janë, duket se vetë Zhaklina ka patur pasiguritë e saj në lidhje me pamjen e jashtme.

Gjatë spektaklit të së shtunës, dy opinionistët e “BBVIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari janë përplasur ashpër me Efin, ku janë shprehur se rikthimi i saj dhe i tre banorëve të tjerë në shtëpi solli dhe ndryshimin drastik të sjelljes ndaj Luizit dhe kjo për faktin se ata e kanë parë mbështetjen e madhe që këngëtari ka jashtë.

Situata agravoi pasi Efi e akuzoi Arbrin se e ka personale me të, madje ajo kërkoi dhe largimin e menjëhershëm nga shtëpia pasi u shpreh se nuk mund t’i përballonte më konfliktet me opinionistët.

Ndër të tjera, Efi la të kuptojë se ka ndodhur diçka mes saj dhe Zhaklina Lekatarit, ku  u shpreh se ajo ndryshe duket përpara kamerave dhe ndryshe në prapaskenë.

Author: morevesh