(Video) Zbardhen përgjimet e efektivëve të Rrugores/ Merrnin rryshfet “900 euro, më pak s’bëhet”

ABC News siguron dosjen hetimore për dy efektivët e policisë rrugore, tashmë të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Bëhet fjalë për efektivët Amarildo Lika dhe Eljo Picoku u merrnin deri në 1 mijë euro, drejtuesve të automjeteve për t’i rikthyer patentat e pezulluara.




Në dosjen e siguruar nga ABC News, është zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.

Në dosjen e siguruar nga ABC News, është zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.

Pjesë nga dosja hetimore:

-Shtetasi S.T, me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deklaron se ka kontaktuar me shokun e ti, shtetasin Revi Osmani, te cilit githashtu ja kishin pezulluar patentën, por e kishte rimarrë pasi kishte njohje me punonjës të policisë. Nga ky komunikim rezulton se leja e drejtimit është marrë me date 05.11.2022 dh për këtë gjë është paguar vlera prej 900 euro.

“R.O : “O Zio sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?”
S.T: 6
R.O: 900 euro
R.O: Më pak s’behet se 100 i ka ul se spo merr kafe ai sekseri
R.O: Se 1000 e kan si norm
R.O: Se esht 6 muaj prnd
S.T: Shume fare o vlla
R.O: Pse shum jan se esht 6 muaj
S.T: Po kur e merr psh ai
T.S: Ta takoim Ne sot
R.O: Un x vete pagova 500 euro per 3 muaj qe ma hoqen
R.O: Time 6
S.T: Po ok po per sa e merr dmth
R.O: S’di
R.O: Nga sistemi hiqet pa merak
S.T: Po ok e takojm dot sot
R.O: Per me e taku se takojm dot se nuk do qe t’dihet se kush esht
R.O: Dhe ja jap njeriut t vet kafen
R.O: Se ai esht brenda te drejtoria rrugores




S.T: Marr vesh
S.T: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt eshte se s’jan pak lek
R.O: E un x vete se kam taku vet vec ja kam dhon nje kusho lekt e osht marr ai se s’ka besim te tjeret
R.O: 10000% e sigurt*
Revi Eri Osm: Kshu sbesoja as un
R.O: Po vec kur m sollen patenten te dyqani
S.T: Ok
S.T: Ku te te takoj une
R.O: (i dergon nje foto te procesverbalit te konstatimit te shkeljes me numer serie 3151206, me sanksion gjobe 35 000 leke dhe mase plotesuese pezullim drejtimi 3 mua)
R.O: A Ni posht pallatit tat
S.T: Ku te duash vila ja te marr leket
R.O: He se tak posht pallatit tat see jom m afer
R.O: Sa t’me bej rruga nga Kamza
S.T: Ok
R.O: 6 min jm aty
S.T: Ok vlla

 

Author: morevesh