Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në Big Brother VIP. Siç dihet tashmë ky zarf përmban një ndëshkim për një nga banorët që ka thyer rregulloren e Vëllait të Madh.
Ndërkohë që mbërriti zarfi dhe të gjithë banorët ishin ulur në sallonin e shtëpisë së famshme për ta ndjekur, në monitor u shfaq një klip për arsyen e zarfit.
“Po për mua është, se vetëm unë isha në të gjithë videon”, thotë ajo teksa shprehet moskokçarëse.
Sipas BBV aktorja ka hedhur akuza të paqenë për ndaj produksionit dhe vërtetësinë e tij dhe kjo është aryeja e zarfit.
Vendimi për aktoren pritet sonte në prime.