(Video) Welcom to Albania/ “Shpella e Ariut” në Pogradec kthehet në destinacion turistik

Katër studiues italianë të cilët prej vitit 1995 kryejnë eksplorime të vazhdueshme shpellash në Shqipëri janë ndalur tek Shpella e Ariut në Bishnicë të Pogradecit të cilën e kanë konsideruar si një formacion shumë interesant që mund të kthehet në pikë turistike të vizitueshme.



“Ne vijmë në Shqipëri që prej 1995. Pastaj për shkak të problemeve politike ne u larguam dhe jemi rikthyer sërish në 2009-ën. Ne vijmë 2-3 herë në vit për të bërë spelologji (studim të shpellave, formave dhe veçorive të tyre) për këtë na ka ndihmuar shumë edhe Edmondi i cili na përgatit rrugën për të shkuar kudo dhe për të gjetur shpellat, të cilat ne i studiojmë për kënaqësinë tonë. Ne kemi bërë shumë zbulime interesante, janë të ndryshme.

Besoj së më interesantja është shpella që eksploruam së fundmi në Gramsh e krijuar nga ujërat e rrëmbyeshëm. e bukur por mëkat që nuk kishte vazhdimësi dhe nuk e di nëse ka galeri të tjerë për te hyrë drejt saj. Shpella ka një formacion mjaft interesant, me stalaktide dhe stalakmide. Me një ndërhyrje shumë të lehtë aty mund të vendosen shkalle për të lejuar hyrjet për vizita, por duhet treguar kujdes i madh pasi mund të shkatërrohet gjithçka gjatë vizitave jo profesionale. Si shpellë është shumë e vjetër, shumë shumë e vjetër”, tha Frederico Bianchi.



Spelologët italianë kanë edhe disa këshilla dashamirëse për ministrinë e turizmit.

“Unë jam 70 vjeç, ne si grup funksionojmë që nga 1980 që bëjmë spelologji . Në 1974 bëja spelologji për punët e mia, Shqipëria është e mrekullueshme, gjithmonë kam gjetur mikpritje këtu, jeni shumë të zotë dhe shpresoj që edhe niveli juaj turistik të rritet edhe më shumë në vazhdim. Një propozim për ta kthyer në monument natyre drejt Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit si edhe promocioni i duhur do ta kthejë këtë shpellë në një pikë të rëndësishme turistike”, u shpreh Ivano Fabri.

Shpella e Ariut është vetëm 1 nga destinacionet e Bishnicës, ndërkohë që aty gjejmë edhe 2 liqene akullnajore si edhe potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dimëror.



Top Channel

Author: morevesh