VIDEO VIRALE / Një skuadër ruse dhe një ukrainase takohen në hotel në Turqi, plas sherri masiv

Një përballje zyrtare futbolli mes ekipeve ukrainase dhe ruse do të jetë e pamendueshme për shumë vite, për shkak të situatës mes dy shteteve. Por një përballje “jozyrtare” ka ndodhur në Turqi dhe nuk duket se kishte një fund të lumtur.




Skuadra ruse e Jaroslavl Shinik dhe skuadra ukrainase e FC Minaj, kanë rastisur në të njëjtin hotel në Turqi. Nuk duhet se si ka nisur gjithçka, por në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një video ku tregon dy ekipet të vendosura në korridorin e hotelit pas një përballje fizike mes futbollistëve, me një person që dallohet i shtrirë në tokë.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë treguar se sa e tensionuar është situata mes ukrainasve dhe rusëve, ndonëse bëhet fjalë për sport.

Author: morevesh