Ndodh edhe kështu. Cristiano Ronaldo thyen rregullat e qarkullimit rrugor në Riad. Po, po. Një përdorues i rrugës e ka filmuar yllin portigez të futbollit duke anashkaluar trafikun e dendur në kryeqytetin saudit dhe kaluar mbi një pjesë trotuari.
Nëse Arabia Saudite bëri një përjashtim për të, duke shkelur rregullat strikte të vetat, si në rastin e lejimit të të jetuarit bashkë me Georgina Rodriguez, edhe pse të pamartuar dhe kurorrëzuar zyrtarisht, tashmë duhet të adresojë edhe këtë shkelje me pasoja të rrezikshme të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
https://twitter.com/i/status/1628671995213713408
Kujtojmë se qysh prej transferimit të tij tek Al-Nassr në fillim të këtij viti, CR7 jeton në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Aty jetojnë gati 7.6 milionë njerëz dhe për këtë arsye shpeshherë krijohet trafik i madh në rrugë.
Ylli portugez nuk i ka respektuar rregullat e trafikut, por ka vendosur t’i bjerë për shkurt, duke anashkaluar vargun e makinave dhe kaluar mbi një pjesë trotuari.
Personat që kanë qenë në makinat e tjera në trafik janë indinjuar pas kësaj lëvizjeje arrogante të CR7. Personi që e ka filmuar është shprehur: “Mbi trotuar po ecën një legjendë. Shpresoj ta arrestojnë sa më shpejt!”