Me pak fjalë mund të thuhet se “skena të tilla të denja për skenarë filmash” siç thotë edhe një ministre e famshme e shtetit shqiptar, ndodhin vetëm në Republikën e Shqipërisë…
Një skenë e pazakontë e përafërt me lojën e dhunshme GTA ka tmerruar mëngjesin e sotëm udhëtarët e linjës së Tiranës së Re. Gjithçka ka nisur pasi një i ri i ka thënë kontrollorit të biletave se biletën e kishte por e kishte hedhur dhe se do zbriste në stacion.
Sherri i dhunshëm me shkelma e grushte midis të riut dhe kontrollit ka vazhduar jashtë autobusit aty ku pasagjeret femra kanë ndërhyrë për t’i ndarë.
Kaq ka mjaftuar që kontrollori të shkonte tek shoferi i autobusit i cili ka nxjerrë nga xhaketa një levë hekuri për t’ia dhënë këtij të fundit.
Një pasagjer përshkruan ngjarjen për JOQ Albania:
“Pershendetje. Ju lutem postojeni. Ne linjen e tiranes se re prap dhune, prap e njejta histori. Ky djali tha e kisha bileten por e hodha dhe tani do zbres e kap ky psikopati dhe del me te nga autobuzi dhe pa diskutim fare nis ti bjere me grushta derisa shtrihen pertoke dhe i ndan nje zonje. Me pas kthehet dhe merr kete hekurin tek shoferi i autobuzit dhe niset vrap ti bjere. Kemi frike te hipim me kalamaj na tmerruan qe ne mengjes.
Dhe vlen te permendet qe shoferi nuk niste autobuzin dhe i dha dhe kete hekurin a leven ca eshte ky. Fatorino sdoli as ta ndante ne fillim i ndau nje vajze u fut ne mes se u shtrin pertoke nuk ndaheshin.”