Ditën e djeshme, profili i Luiz Ejllit në Instagram kaloni në menaxhimin e motrës së tij, Inës. Ku, sipas saj, e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve të shumta kibernetike në drejtim të llogarisë.
Ndjekësit e Luizit pësuan rënie, ndërsa vijuan teoritë në lidhje me këtë lëvizje.
Dy ish- banorët e Big Brother, Anaid Kaloti dhe Jetmir Salaj, deklaruan se imazhi i Luizit është nën menaxhimin e “TCH”, ndërsa u përmend edhe një kontratë “e përjetshme” e tij me këtë televizion.
Kjo gjë u hodh poshtë nga shokët e Luziti, Mario dhe Joni, së bashku me Meridian Ramçajn.
Këta të fundit, së bashku me finalistin, Arbër Zeka, u shprehën se Anaid Kaloti menaxhon rrjetet sociale të Olta Gixharit, madje ka qenë ai i cili ka shkruar letrën me të cilën aktorja u surprizua disa javë më parë. Letra supozohej se ishte nga bashkëshorti i saj.
“Le të dali Anaidi tani publikisht të thojë kush e ka shkruajtur letrën e Olta Gixharit që ka lexuar burri i Oltës brenda në shtëpi. A është Anaidi personi që e ka shkruar letrën? Le të dalë publikisht ta thotë që “PO” unë jam personi që kam shkruajtur letrën”, ka thënë Meridiani.