Aktori rus Artur Shuvalov bëri një lëvizje që tronditi shikuesit dhe si pasojë po bën xhiron e botës. Në protestë për faktin, se drejtuesit e teatrit ku ai punon tentuan ta detyronin të jepte dorëheqjen duke e ngacmuar dhe duke i mbajtur rrogën, ai qëndroi në mes të skenës dhe i preu damarët.
“Ata janë përgjegjës për vdekjen time”, tha aktori rus dhe preu venat.
“Gjatë gjithë këtyre muajve të fundit janë përpjekur të më shkarkojnë, të më poshtërojnë, të më privojnë nga puna dhe paga. Gruaja ime u pushua nga puna sot. Nuk e duroj dot më këtë. Unë nuk kam fuqi dhe mundësi të tjera. Te lutem me fal. Jam i lodhur. Nuk kam zgjidhje tjetër”, tha ai para spektatorëve të habitur në qytetin lindor të Siberisë Ulan-Ude dhe shtoi:
“Dua të them edhe një gjë: Vyacheslav Mikhailovich Dyachenko (drejtor artistik) dhe Natalya Nikolaevna Svetazarova (drejtoreshë e teatrit), ata janë përgjegjës për vdekjen time.”
Aktori, i cili raportohet se po lufton gjithashtu me kancerin, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.