Ndërsa teknologjia evoluon, po ashtu evoluon edhe metodat e hajdutëve për të marrë atë që shohin. Sidomos kur bëhet fjalë për një pjesë dhe jo për të gjithë makinën, ku tashmë hajdutët kanë zhvilluar aftësi mahnitëse.
Në videon që po citojmë, e cila na vjen nga Brazili, shohim një hajdut që ka shënjuar një Porsche Panamera.
Skena është e pabesueshme, pasi i gjithë procesi zgjat 29 sekonda, ku hajdutit i duhen vetëm 14 prej tyre për të hequr dritat e pasme të Porsche .
Vjedhja duket si loje dhe me të vërtetë është, me vetë Porsche që pranon se të gjitha Panamerat e ndërtuara deri në vitin 2018 e kanë këtë problem. Nga viti 2019 e në vazhdim , kompania shtoi disa siguresa speciale që të mos hiqen aq lehtë.
Secili prej këtyre trupave të ndriçimit kushton afërsisht 7000 euro . Paratë që dalin shumë lehtë siç e shohim, gjë që e ka bërë Panamera një objektiv të lehtë jo vetëm në Brazil, por edhe në SHBA dhe Evropë.
Veç që shiten si pjesë rezervë, trupat e ndriçimit specifik kanë edhe një përdorim tjetër. Drita e fuqishme e tyre përdoret në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura, pasi ndër të tjera kanë edhe konsum të ulët, në mënyrë që faturat e larta të energjisë elektrike të mos ngjallin dyshime.
Vjedhja e pajisjeve të ndriçimit është moda e re dhe ka të bëjë me të gjitha markat kryesore luksoze. Dhe vjen duke i shtuar plagës së vjedhjes së konverterëve katalitikë që është e shfrenuar në të gjithë planetin.
Tashmë është fakt që prodhuesit duhet t’i dizajnojnë makinat e tyre bazuar në atë se sa e lehtë është të vidhet një pjesë, veçanërisht ato më të shtrenjta. Dhe tashmë ka nisur të diskutohet se çfarë do të ndodhë nëse synohen edhe bateritë e makinave elektrike.
Diçka mjaft e vështirë pasi prodhuesit kanë nisur prodhimin e makinave dhe baterive, por jo e pamundur. E ardhmja do të tregojë se sa lehtë do të arrijnë të arrijnë edhe në këtë pikë.