VIDEO/ Veprimi qesharak dhe i pakuptimtë i portierit, por Kristiano Ronaldo nuk shënon dot me portën bosh

Një situatë në kufijtë e qesharakes u regjistrua në minutën e 34-t në duelin mes Al Nasr dhe Al Batinit, që përfundoi me rezultatin 3-1.




Portieri i Al Batinit, Martin Kampana, doli në kufijtë e zonës dhe kërceu menjëherë në ajër në mënyrë të pakuptimtë, pavarësisht se Ronaldo nuk kishte lënë aspak të nënkuptohej për një kalim të topit sipër kokës së tij, duke i dhuruar kështu një “asist” yllit portugez, i cili nuk arriti të shënonte me portën e boashatisur, teksa topi u largua në vijën fatale nga një prej futbollistëve kundërshtare. Për më tepër shikoni videon e rastit të shpërdoruar nga Kristiano Ronaldo.

Author: morevesh