Uanda Nara di si të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë e ka vërtetuar sërish. E ftuar në emision Belve, në Rai 2 me intervistën e plotë që do të transmetohet nesër në mbrëmje ajo foli për futbollistin e Gallatasarait, Mauro Ikardi.
Biznesmenia deklaroi se ai do të jetë gjithmonë bashkëshorti i saj dhe ashtu do të jetë gjithë jetën.
“Ai është bashkëshorti im, do të jemi një familje për gjithë jetën. Ne jemi së bashku, kemi qenë gjithmonë një familje. Jemi të martuar prej gati 10 vjetësh, është fat për mua, nuk e di për të. Shpresojmë të zgjasë një jetë.
Pastaj një shpjegim për flirtin e supozuar me Keita Balde dhe për fyerjet që mori nga bashkëshortja e tij në rrjetet sociale:
“Ndonjëherë, kur marr mesazhe si ai i Keitas, kuptoj që femrat në vend që të inatosen me atë që kanë pranë, zemërohen me gruan tjetër”.
https://twitter.com/i/status/1627639437831159808