VIDEO/ U turpërua nga Napoli: Allegri ikën me shpejtësi nga fusha, Spalletti e ndjek nga pas me nxitim

Ndeshja e Napolit me Juvnetusin ishte një shfaqje fuqie nga ana e skuadrës së Spallettit të cilët mbizotëruan me rezultatin 5-1 ndaj Juventusit.




Para ndeshjes të dy shkëmyben një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje të përzemërta, por në fund të ndeshjes, Spalletti-t iu desh të ndiqte kolegun e tij, ku tekniku i Napolit nxitonte për të shtrënguar duart me Allegrin.

Kamera kapi skenën në fjalë, ku Allegri nuk mund të përtypte këtë humbje turpëruese dhe po nxitonte për të ikur nga fusha drejt dhomave të zhveshjes. Nga ana tjetër, Spalletti nuk nguroi dhe e ndoqi me nxitim deri në hyrjen e tunelit për t’i dhënë dorën.

https://twitter.com/footitalia1/status/1614020926227599360?s=20&t=cm5AE4yeX87uLO27guEUyw

 

Author: morevesh