Costa Titch, reperi 28-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua teksa po performonte në skenë në Afrikën e Jugut.
Homazhe janë bërë për Costa Titch, emri i vërtetë i të cilit ishte Constantinos Tsobanoglou.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan pamje të reperit duke u penguar dhe rrëzuar në tokë gjatë performancës së tij përpara se të ndihmohej të ngrihej.
Ylli i Afrikës së Jugut vazhdoi të performojë dhe përfundoi performancën e tij. Disa sekonda më vonë ai u rrëzua për herë të dytë.
Sipas Sky News, incidenti ka ndodhur para fansave në Festivalin e Muzikës Ultra në Qendrën Nasrec Expo në Johannesburg të shtunën. Ai vdiq më vonë në spital.
South African artiste, Costa Tsobanoglou aka Costa Titch slumped and died while performing on stage pic.twitter.com/vNnVOLPXwa
— Naija (@Naija_PR) March 12, 2023
Me anë të një postimi në Instagram, familja e tij ka konfirmuar vdekjen e reperit dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.
“Vdekja na trokiti tragjikisht në derën tonë, duke na grabitur djalin, vëllain dhe nipin tonë të dashur, Constantinos Tsobanoglou, të cilin Afrika e Jugut e kishte dashuruar dhe adhuruar me emrin e tij artistik “Costa Titch”, thanë ata.