Video tmerri/ Sulmohet djali i Andrea Pirlos

Djali i ish-mesfushorit të Juventusit, Andrea Pirlo, Nikolo është sulmuar në Torino teksa ndodhej brenda në makinë me një shok.




I riu ka filmuar ngjarjen dhe e ka denoncuar në Instagram: “A është normale të shohësh katër djem në qendër të qytetit, duke gjuajtur me gurë makinën, duke na pështyrë dhe shkelmuar? Unë isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh u përpoqën të futeshin në makinë. Më pas na goditën me shkelma makinën dhe na gjuanin me gurë, për fat nuk dolëm nga makina”, u shpreh ai.

Author: morevesh