(Video) Tea takon pikën e saj më të dobët/ “Mjafton të jetë e lumtur”

Përveç debateve të forta dhe momenteve gazmore, spektakli i të shtunës mbrëma, të Big Brother VIP rezervoi dhe emocione.



“Vëllai i Madh” vendosi ta surprizonte Tean këtë të shtunë, kur në mënyrë të pazakontë futi brenda shtëpisë motrën e saj, Marian.

Gjatë diskutimeve me banorët dhe në dhomën e rrëfimit, Tea ka folur shpesh për pikën e saj të dobët, motrën që thotë se e ka pasur gjithmonë pas vetes dhe tani është krahu i saj i djathtë.



“Ajo është njeriu që adhuroj më shumë në botë. Nuk mendoj se do të dua njeri më shumë në këtë botë. Ajo është fëmija ime, se është rritur me mua, e kam rritur unë. Është gjëja më me vlerë për mua. Është shumë më e mirë se unë. E dua unë. Edhe nëse e kam larg, në anën tjetër të shkoj, mjafton të jetë e lumtur”, është shprehur banorja mes lotësh në dhomën e rrëfimit.

Tea shpërtheu në lot, teksa e përqafoi fort gjysmën e saj. “Më ka marrë malli shumë”, i tha Tea, ndërsa Maria e siguroi se është mirë.



https://www.instagram.com/reel/Cnaa57bBebC/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Author: morevesh