(Video) Tea flet për Valbonën: E kanë vënë re të gjithë/ “Më akuzoi se e dogja me qëllim”

Ndonëse nuk ka shumë që është pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania, këngëtarja Valbona Mema është përfshirë në diskutime dhe është bërë pjesë e debateve me banorët e tjerë. Duket se marrëdhënia me Tean nuk është edhe aq e mirë. Teksa kanë qenë duke folur, Amosi e ka pyetur Tean se nëse ka një problem me Valbonën, ku kjo e fundit i ka thënë se nuk ka asnjë problem, por vetë këngëtarja duhet të ketë diçka.



Amosi: Çfarë problemi ke me Bonën?

Tea: Nuk kam asgjë, ajo ka me mua

Olta: S’e ka qef, duket se nuk e ka qef.

Po ashtu Tea ka treguar se teksa ishin duke gatuar, Valbona e ka akuzuar se e ka djegur me qëllim.



Author: morevesh