(Video) Tan Brahimi ‘thur plane’ me Luizin për të manipuluar Oltën/ “Do i them që lojën e fiton ajo”

Aktori Tan Brahimi duket se po thur plane me Luiz Ejllin për të manipuluar Olta Gixharin. Tani dhe Luizi gjatë një bisede në dhomën e gjumit në shtëpinë e Big Brother tha se do të përdorë një strategji për t’iu afruar Oltës.




Madje Tani tha se e ka menduar se çfarë do t’i thotë Oltës, që lojën do ta fitojë ajo. Ndërkohë Luizi e këshillon që të afrohet me Oltën përmes Armaldos.

Tani: Do t’i them që këtë Big Brother e fiton ti, le të hidhet Luizi përpjetë.

Luizi: E ke myt fare.

Tani: Do i them e du fort, por ka devijuar. Me këto që ka bërë nuk ka shanse.




Luizi: Më tha mua “u bë Tani që të më bjerë dhe mua. Nuk pyes unë tha”.

 

Author: morevesh