Me marrjen e Afganistanit në duart e talebanëve ranë me mijëra armatime që ushtria amerikane dhuroi për ushtrinë afgane për vite të tëra që qëndroi aty.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit shfaqen disa luftëtarë talebanë duke provuar një helikopter amerikan Blackhawk, por duke qenë se nuk janë pilotë, e përdorin mjetin luftarak 6 milionë dollarësh si një taksi përreth fushës.
Javën e kaluar këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ngriti alarmin se talebanët kanë akses në mbi 200 mijë armë zjarri, 20 mijë makina dhe qindra mjete ajrore të dhuruara për ushtrinë afgane.
Ai shtoi se SHBA nuk e ka të qartë tablonë se tashmë armatimi me vlerë 83 miliardë dollarë ndodhet në duart e armikut.
Frika më e madhe është se armët e sofistikuara mund t’iu shiten kundërshtarëve të SHBA dhe aktorëve të tjerë jo-shtetërorë që synojnë ta përdorin atë kundër SHBA dhe aleatëve të tyre.