Televizioni kombëtar shqiptar, Top Channel, është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona të paidentifikuar.
Si pasojë ka humbur jetën edhe roja i sigurisë, Pal Kola, përkundër se iu dha ndihma mjekësore.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, të cilët e kanë dënuar ashpër këtë sulm ndaj ambienteve të Top Channel.
Reperi Cllevio ndërkohë ka postuar një video në rrjete sociale, me anë të së cilës tregon se pas këtij sulmi policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.
“Është vrarë ai roja në Top Channel dje dhe dua t’i them familjes së vet ngushëllime për fatkeqësinë, por mirë unë ta vravë rojën që më vjen policia në 4 të mëngjesit në shtëpi mua”, ka thënë ai.
“Më sollët policinë për vrasje në shtëpi, çfarë vrasje. Si më vjen mua në shtëpi në 4 të mëngjesit një herë. 15 policë nga Tirana zbarkuan në Lushnje”, vazhdoi më tej Kleviol Ahmeti (emri i vërtetë) duke kaluar edhe në ofendime e të shara.
Policia nga ana tjetër nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës.
Grupi hetimor gjithashtu po vijon punën për zbardhjen e rrethanave.