(VIDEO) Sulmi me 6 të vrarë në SHBA, autori fshehu armët në shtëpinë e prindërve

Sulmuesi që vrau gjashtë persona në një shkollë në Nashville, Tennessee, të hënën bleu shtatë armë legalisht dhe i fshehu në shtëpi, sipas një deklaratë të policisë.

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç, u vranë në një sulm në një shkollë. I dyshuari ishte nën “përkujdesjen e mjekëve për një çrregullim emocional”, thotë policia.

Tenesi nuk ka ligje që lejojnë policinë të sekuestrojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm. Nxënësit e vrarë në sulm ishin Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe Ëilliam Kinney.

Tre punonjës të rritur në shkollën e krishterë të drejtuar privatisht humbën jetën: Cynthia Peak, 61 vjeç, Katherine Koonce, 60 vjeç dhe Mike Hill, 61 vjeç.

Policia ka folur me prindërit e të dyshuarit, Audrey Hale, e cila u vra nga policia më pak se 15 minuta pas sulmit. Hale, e cila u identifikua si transgjinore dhe ishte një ish-nxënëse në shkollë, ishte e armatosur me tre armë, duke përfshirë një pushkë gjysmë automatike.

 

Author: morevesh