Mauro Marcos është një djalë 24-vjeçar nga Ukraina që i pëlqente që të vizatonte personazhe të filmave vizatimor në kartëmonedha të vjetra, por nuk e kishte menduar që ky pasion i tij, do t’i sillte kaq shumë famë, por edhe para njëkohësisht.
Sapo filloi Kupa e Botës, ai pikturoi Lionel Messin në një kartmonedhë 10 peso dhe pastaj “fati” bëri pjesën tjetër. Kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës, me Messin që ishte padyshim kryefjalë e atij kampionati dhe menjëherë videot e Marcos teksa pikutonte kartmonedhën u bënë virale.
Si rrjedhojë, atij i ka ardhur një ofertë që këtë kartmonedhë 10 peso ta shesë për 60 mijë pesos.