Qetsor Ferrunaj e ka quajtur Luiz Ejllin të pabesë. Skemën që këngëtari bëri për Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin, ai e quajti “përdhunim” ndaj tyre.
Kristi: Që kam kaluar kohë të mirë me të, e pranoj. Ai për mua është çun i mirë, por ka këto problemet që ma bëjnë të pamundur qëndrimin me të.
Qetsori: Skemë e pacipë. Është një lloj përdhunimi. Ai ju ka përdhunuar. Kur të vij momenti unë do ja them atij.
Armaldo: “I përdhunuar” është cik fjalë e madhe, ndoshta shfrytëzuar se përdhunuar ka kuptim tjetër. Nuk është momenti për ta përdorur këtu.