Të gjithë e dimë se Luiz Ejlli ka një intuitë të “çmendur”.
Këngëtarin e kemi parë shpesh të tregojë gjëra që sipas tij pritet të ndodhin, dhe kanë ndodhur vërtetë. Mirëpo jo deri në atë pikë sa të mund t’a dallojë se po e filmojnë pa dijeninë e tij.
Në rrjet është bërë virale një video e viteve më parë, ku shihet se një vajzë po përpiqet t’i ngrejë “kurth” Luizit.
Pavarësisht se ajo e kishte fshehur mirë mikrofonin dhe kamera nuk ishte aspak në horizontin e Luizit, këngëtari arriti ta dallojë se po filmohet.
Epo kot nuk thonë që Luizi ka lindur për të qenë pjesë e BBV.