Semi Jaupaj sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Mos u kthe”. Ky projekt është shkruar nga Ylli Limani dhe mesa duket është një dedikim personal.
Gjithçka vihet re, nga fabula e këngës, ku Semi thotë ndër të tjera: “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”. E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, i cili aktualisht është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.
Ai ç’ka ka tërhequr vëmendjen në klip është edhe arushi që Semi mban në duar, pasi është pikërisht i njëjti që kishte në lojën e “Big Brother VIP”.
Madje, kur u eliminua ia la Donaldit, derisa ky i fundit nisi lidhjen me Trixën dhe ia ktheu sërish Jaupajt.
“Mos u kthe” pritet të jetë një hit i vërtetë. Ndërkohë, fansat janë kuriozë se si do e presë Donaldi pasi ta dëgjojë.