Luizi mori “hak” ndaj Ronaldos, duke i hedhur atij salcë domatesh në kokë. Ky i fundit ditën e djeshme e bëri shtëpinë me miell, pasi u revoltua nga një rreng që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij.
Tre vajzat i hodhën miell në shtrat Ronaldos, ndërsa ai për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë, hodhi miell në dhomën e gjumit, në dhomën e ndenjjes, e më pas në të gjithë shtëpinë.
Ai madje debatoi ashpër edhe me Nitën, pasi mendoi që kjo e fundit mund të ishte e përfshirë në rrengun që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij.
Pas Nitës, Ronaldo u grind edhe me Luizin, pasi ai e “urdhëroi” të pastronte shtëpinë.
Pikërisht debati që ata të dy patën për pastrimin e shtëpisë, dyshohet se shtyu Luizin sot që t’i hidhte salcë domatesh Ronaldos në kokë.
Pas këtij incidenti, Ronaldo ulëriti sepse nuk e kishte mendjen në momentin që Luizi u afrua me salcë në dorë, e më pas ai shkoi të bënte dush.