Djemtë e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një darkë dedikuar vetëm për ata. Jashtë ishte shtruar tavolina me ushqimet që kishin kërkuar si dhe nuk mungoi as loja me pyetje dhe dënime.
Ata e morën shumë seriozisht lojën dhe iu përgjigjen thuajse të gjitha pyetjeve pikante të realizuara nga Vëllai i Madh.
“Zgjidh tre nga vajzat e shtëpisë, kë do martoje, kë do puthje dhe kë do eliminoje”, ishte një nga pyetjet e shumta. Nëse nuk përgjigjeshin dënimi ishte ‘shko e puth një vajzë në buzë’.
Kristi: Do martoja Keisin, do puthja Oltën, do eliminoja Antonetën
Qetsori: Do martoja Oltën, do puthja Jorin, do eliminoja Fotininë
Sabiani: Do martoja Jorin, do puthja Kiarën, do eliminoja Oltën
Elvisi: Do martoja Jorin, do puthja Dean, do eliminoja Oltën
Armaldo: Do martoja Dean, do puthja Oltën, do eliminoja Antonetën
Shpati: Do martoja Fotininë, do puthja Jorin, do eliminoja Antonetën