(Video) Sabiani hyn sonte në “Big Brother VIP” për të ndarë Keisin me Kristin? Këngëtari ngre dyshime

Pas romancës së nisur të Keisit me Kristin, Sabiani duket se i ka harruar deklaratat se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi në “Big Brother VIP”.



Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur që në momentin që doli në pah lidhja e Kristit jashtë Big Brother VIP.

Majde babi i Keisit shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me të bijën në Instagram dhe e hoqi nga ndjekëset.

Videot e fundit të Sabianit në TikTok janë sa komike aq edhe thumbuese.

Së fundmi ai ka publikuar një vide nën audion:“Më në fund erdhi momenti që po prisnit.



Ka ardhur koha të bëjmë dëme.

Do bëjmë dëme sot apo jo?”, thuhet në videon e tij.

Sonte është prime i BBV, prandaj ndjekësit po dyshojnë se Sabiani do të futet si surprizë për Keisin, por jo pa dëme.



.

 

Author: morevesh