Një skiator ‘snowboarder’ shkaktoi kaos në një pistë në Austri pasi teksa ra nga teleferiku që po e grinte, nisi rrëshkitjen e pakontrolluar duke goditur të gjithë skiatorët që gjeti përpara në pistë.
Ai u arrestua më pas nga policia.
18-vjeçari nga Hungaria ishte duke u stërvitur në pistën austriake të Rosenkranz në fundjavë kur rrëshkiti nga ulësja e teleferikut dhe ra pranë majës së pistës.
Pamjet video tregojnë të riun e paemëruar publikisht, që përpiqet të mbahet te karrigia por nuk arrin të ndalojë rënien.
Por ai shpejt nis të rrëshkasë drejt skiatorëve në pistë dhe teksa fitonte shpejtësi, i godet ata njëri pas tjetrit duke lënë prapa një linjë shkatërrimi.
Një prej viktimave pësoi plagë serioze dhe u dërgua në spital me helikopter ndërsa të tjerët u trajtuan në klinikën lokale të Friesach.
Por në vend që të qëndronte për të ndihmuar skiatorët, ‘snowboarder-i’ vendosi të largohej nga vendngjarja.
Ai u arrestua disa orë më vonë nga policia e zonës së Murau. Nuk është e qartë se çfarë akuzash mund të ngrihen mbi të.
Në rrjet shumë shikonin anën zbavitëse të videos ndërsa të tjerë kishin mbetur të tmerruar nga pamjet dhe koincidenca lënduese.
.