Video/ Ronaldo puth në buzë Jorin dhe Dean për t’i ‘shpëtuar’ nominimit

Situatat dhe dinamikat nuk kanë të mbaruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa kanë qenë në ambientin e korridorit në shtëpi dhe në sytë e banorëve të tjerë, Ronaldo i ka rrëmbyer një puthje Deas.

Ndërkohë kujtojmë që Prime-in e mbrëmshëm pati dy largime, ndërsa Vëllai i Madh i dha mundësinë Nitës që ajo të zgjedhë njërin prej grupeve, banorët e rinj ose të vjetër, për t’i falur imunitet.

Grupi tjetër automatikisht shkon në nominim. Nita zgjodhi të dërgojë në televotim Efin, Kiarën, Bledin dhe Ronaldon.

Nita Latifi u zgjodh si liderja e shtëpisë dhe gjatë mbrëmjes së djeshme Vëllai i Madh i dha si avantazh që të dërgonte katër banorë në nominim.

Më pas Ronaldo ka ironizuar faktin se Dea i ka shpëtuar njëherë nominimit pas puthjes që shkëmbeu me Amosin dhe kështu ai vendosi të puthë me shaka në buzë Jorin dhe Dean.

 

Author: morevesh