Shkencëtarët amerikanë që krijuan robotët e parë të gjallë thonë se format e jetës, të njohura si “Ksenobotët”, tani mund të riprodhohen, në një mënyrë që nuk shihet te bimët dhe kafshët.
“Robot i gjallë ”, konsiderohet kjo specie që shihni në këto pamje, e krijuar në laborator, nga shkencëtarët amerikanë dhe që mund të përdoret për kurimin e sëmundjeve si dhe pastrimin e mbetjeve mikroskopike të plastikës nga oqeanet.
Në një artikull CCN shkruan se të formuar nga qelizat burimore të bretkosës afrikane (Xenopus laevis) nga e cila kanë marrë emrin, ksenobotët janë më pak se një milimetër (0,04 inç) të gjerë. Ato u zbuluan për herë të parë në vitin 2020 pasi eksperimentet treguan se mund të lëviznin, të punonin së bashku në grupe dhe të vetë-shëroheshin.
Tani shkencëtarët që i zhvilluan ato në Universitetin e Vermontit, Universitetin Tufts dhe Institutin Wyss për Inxhinierinë e Frymëzuar Biologjikisht nga Universiteti i Harvardit thanë se ata kanë zbuluar një formë krejtësisht të re të riprodhimit biologjik të ndryshëm nga çdo kafshë apo bimë e njohur për shkencën.
“Unë u mahnita nga kjo,” tha Michael Levin, një profesor i biologjisë dhe drejtor i Qendrës së Zbulimit Allen në Universitetin Tufts, i cili ishte bashkautori i kërkimit të ri.
“Bretkosat kanë një mënyrë riprodhimi që e përdorin normalisht, por kur ju … çlironi (qelizat) nga pjesa tjetër e embrionit dhe u jepni atyre një shans të kuptojnë se si të jenë në një mjedis të ri, jo vetëm që ata kuptojnë zbulojnë një mënyrë të re për të lëvizur, por ata gjejnë gjithashtu një mënyrë të re për t’u riprodhuar.”
Për të realizuar ksenobotët, studiuesit gërvishtën qelizat burimore të gjalla nga embrionet e bretkosave dhe i lanë të inkuboheshin. Nuk ndodhi asnjë manipulim i gjeneve.
“Shumica e njerëzve mendojnë për robotët si të bërë nga metale dhe qeramikë, por nuk ka të bëjë. Ajo që bën një robot është të veprojë vetë në emër të njerëzve,” tha Josh Bongard, një profesor i shkencave kompjuterike dhe robotikës, ekspert në Universitetin e Vermontit dhe autori kryesor i studimit.
Një robot është gjithashtu qartë një organizëm i përbërë nga qeliza e bretkosës e pamodifikuar gjenetikisht.”
Bongard tha se ata zbuluan se ksenobotët, të cilët fillimisht ishin në formë sfere dhe të bëra nga rreth 3,000 qeliza,që mund të shumohen.
Ksenobotët janë teknologji shumë të hershme, të cilat ende nuk kanë ndonjë aplikim praktik. Megjithatë, ky kombinim i biologjisë molekulare dhe inteligjencës artificiale mund të përdoret potencialisht në kurimin sëmundjeve në trupin e njeriut por edhe në mjedis, sipas studiuesve.
Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si mbledhja e mikroplastikës në oqeane, inspektimi i sistemeve të rrënjëve dhe mjekësia rigjeneruese./Opinion.al