Luizi i tha vajzave që ta mendojnë mirë nominimn, sepse sipas tij vendimi i tyre do ketë pasojë dhe do të ndikojë në lojë.
Vajzat nuk e kanë marrë aq shumë seriozisht sa ai, madje Nita tha se nuk është fundi i botës. Luiz inga ana tjetër, duke bërë xhiro rreth e qark pishinës, u shpreh se po mendon për kabinetin e tij qeveritar.
Luizi tha se pas ndarjes së pozicioneve, punët do ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ai u shpreh se gjithësecili do marrë aq ushqim sa i takon dhe se do kontrollohen sirtarët për produkte, apo sende të tjera të fshehura.