Një video po qarkullon në rrjet, ku protagonistë janë dy banorët e “Big Brother VIP”, Kiara dhe Kristi, të cilët duket se shfaqen tepër të afërt.Për këtë video ka reaguar dhe miku i Luizit, Meridiani, i cili ishte i ftuar ditën e sotmen ë emisionin “Breaking”.
Ai ka deklaruar se kjo video është e montuar dhe se ai moment është tjetërsuar. Sipas tij, ky është thjesht një tjetër sulm kundër Kiarës.
“Është e turpshme se si njerëzit kërkojnë të kapen tek një gabim i një personi. Janë njerëz që mezi presin ta sulmojnë Kiarën. Unë nuk shoh asgjë tjetër tek ai moment. Është bërë me slowmotion dhe është zgjatur me ktheje mbrapa që duket sikur po përkëdhelen. Pastaj ata rinë 24 orë bashkë, dhe mund të prekesh nuk ka asgjë të keqe. Edhe vjet kemi pasur shumë prekje, unë me Arjolën, etj. Pastaj janë të gjithë njerëzit që dikur e çuan Luin në spital në 3 të mëngjesit që e kanë bërë këtë gjë. Për mua është e turpshme. Nuk ka asgjë për ta penalizuar Kiarën. Janë gjeste normale, në sy të Luizit janë të gjithë aty duke qeshur. “- tha Meridiani.