(Video) “Qasje e shëmtuar që ke me banorët”/ Olta-Nitës: Nuk ta lejoj!

Menjëherë pas rënies së gongut, të gjithë banorët hipën mbi dyshekë dhe nisën të ecnin nëpër shtëpi, pa i ulur këmbët në dysheme.



Loja e menduar nga komapnia e dyshekëve “WorldFlex” krijoi batuta, humor dhe të qeshura pafund mes banorëve.

Por, sqarimet, thashethemet dhe debatet, nuk kishin si të mungonin. Sa i përket debateve, Nita dhe Olta patën një “përplasje” për të dytën herë sot.

Kjo pasi, ajo mendon se Olta bën kot sikur e do Armaldon dhe e dyta, Nitës i vjen inat që Olta iu afrua asaj kur ishte vetëm, ndërsa tani është distancuar.



Ato madje, u sqaruan edhe për një diskutim që kishin mbrëmjen e kaluar, kur po ndiqnin sqarimin Luiz-Armaldo-Kristi, të cilët u vendosën përballë njëri-tjetrin në një tyrezë, si mënyrë kjo për të sqaruar konfliktet dhe për të sheshuar debatet.

Gjatë ndjekes së klipit sqarues, Olta kishte bërë një koment për Armaldon që Nitës nuk i kishte pëlqyer. Kur Olta po e sqaronte atë moment me Nitën, ku të pranishëm ishin edhe Armaldo dhe Luizi, ajo tha se Olta është “mjeshtre” për t’i defmoruar bisedat dhe fjalët.



 

Author: morevesh