Ndërkohë që në forcat ruse janë futur në Ukrainë duke e pushtuar thuajse plotësisht shtetin fqinj, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij për ditën.
Në një video të publikuar nga Reuters, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë.
Video u publikua nga Kremlini pak orë pas nisjes së sulmit, që sipar Rusisë është një “operacion special”, për të shpëtuar civilët e shtypur në të vetëshpallurat Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.
Rusi-Ukrainë, çfarë duhet të dini për luftën
- Ukraina është shtet kufitar me Rusinë. Është shteti i dytë më i madh në Europë në sipërfaqe, dhe është pushtuar nga Rusia, shteti i parë më i madh në botë për nga sipërfaqja.
- Ukraina ka një popullsi prej rreth 44 milionë banorë, Rusia 144 milionë.
- Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se objektivi i tij është demilitarizimi i Ukrainës.
- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të luftojë për lirinë e vendit të tij.
- Si një republikë e ish-Bashkimit Sovjetik, Ukraina ka lidhje të forta kulturore me Rusinë, dhe rusishtja është gjuhë e folur gjerësisht në vend.
- Rusia ka aneksuar pjesë nga territori i Ukrainës që prej vitit 2014, kur mori Gadishullin e Krimesë.
Si nisi pushtimi i Ukrainës?
- Në një fjalim televiziv në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas
- Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
- Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
- Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
- Sipas njoftimeve paraprake të paktën 40 ushtarë ukrainas javë vrarë dhe 10 civilë.
- Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kryeqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
- Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi swift i transfertave bankare.
- Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.