(Video) Publikohet traileri i “Fast X”/ “Rikthehet” Paul Walker

Së fundmi është publikuar traileri i “Fast X”, filmi i parafundit i sagës “Fast & Furious”. Vin Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Jason Statham shfaqen në të gjithë klipin.




Hyrja e re në sagë është pikërisht aktori Jason Momoa, ndërsa do të mungojë Dëayne Johnson, pas mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.

Pavarësisht efekteve, makinave të shpejta dhe aksionit, publiku i ekskluzivitetit të njohur është fokusuar në një gjë, personazhin e Paul Walker , Brian O’Connor , i cili në këtë pjesë bën një paraqitje të rikthyer. Aktori mund të jetë ndarë nga jeta në vitin 2013 pas një aksidenti automobilistik në moshën 40-vjeçare, por ai mbetet “gjallë” në Fast & Furious.




Prodhuesit e filmit, në konsultim me familjen e yllit të ndjerë, u siguruan që Paul Ëalker të mbetej në historinë e serisë së filmave që e bënë atë të famshëm.

Siç tha regjisori Louis Leterrier për TotalFilm: Brian është gjallë dhe mirë në botën e Fast & Furious dhe ne e kemi përfshirë atë në filmat e mëparshëm. Në F&F9 shohim makinën e tij që vjen dhe kjo është diçka e planifikuar. Ky film lëviz mes të tashmes dhe të shkuarës.

Më pas ai theksoi se familja e Paul Ëalker ishte dakord me këtë vendim. Personazhi i tij Brian do të shfaqet me ndërprerje në film, si rikthim nga momentet e së kaluarës.

“Do ta shihni Brian në të kaluarën, jo në të tashmen. Është diçka që për t’u bërë duhej të kishte pëlqimin e të gjithëve. Familja Ëalker dëshiron që Paul të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj ekskluziviteti. Do të shihni se si do të bëhet kjo në këtë film. Thjesht duhej të ishte koha e duhur dhe mënyra e duhur”, tha regjisori.




Titulli i filmit është “Fast 10” dhe pritet të dalë më 19 maj 2023. Edhe pse në një moment u publikua se do të ishte i fundit, deklaratat e Diesel kanë konfirmuar se do të ketë një film të 11-të, e cila do të plotësojë historinë. Është një nga produksionet më të shtrenjta në historinë e Hollivudit, me një kosto deri në 340 milionë dollarë, ndërsa filmi i mëparshëm kishte kushtuar rreth 200 milionë.

 

Author: morevesh