(Video) Poston pa dashje të dashurën e zhveshur/ Legjenda që i dha titullin Kampion Bote Gjermanisë bëhet hit në rrjet

Andreas Brehme, ish-futbollisti i njohur gjerman, është kthyer përsëri në vëmendjen e publikut sot. Jo sepse data përkon me ndonjë nga arritjet e tij futbollistike, si goli që vendosi finalen e Botërorit 1990 duke i dhënë Kupën e Botës Gjermanisë, por sepse pa dashje ka publikuar në rrjet të zhveshur gruan e tij.

Brehme u dërgon rregullisht fansave urime të personalizuara për ditëlindje, nëpërmjet portalit “Memmo.me”, me video që i regjistron dhe i dërgon automatikisht me ËhatsApp. Por një video e cila ka përfunduar sot në rrjetet sociale, e ka bërë atë një nga emrat më ët kërkuara.

Në atë video shfaqet Brehme duke bërë urimin e rastit dhe pastaj nuk fiku në kohë kamerën e celularit të cilin e kthen dhe aty shihet një grua gjysmë e zhveshur teksa futet në dhomë më shpejtësi. Ajo është e dashura e tij, Suzan Shefer.

Video ka pushtuar rrjetin dhe të dy janë kontaktuar nga gazeta “BILD” e cila ka zbuluar se e kanë marrë me shumë sportivitet ngjarjen. Vetë Suzan ka treguar se është një video e vjetër. “Kjo ishte verën e kaluar me pushime në liqenin Garda. Por çfarë ka? Kështu mund të më shihni duke u ndërruar edhe në plazh. Ose në sauna. Ne qeshim për këtë dhe unë ngacmoj Andin, ekspertin tim të mediave sociale”, tha ajo.

Me humor e ka përjetuar edhe legjenda e futbollit gjerman. “Tani e gjithë bota e di se çfarë gruaje të shkëlqyer kam! Nuk duhej të ndodhte, por mund të qesh me veten. Në të ardhmen do ta lë më mirë Suzanën të filmojë”, tha ia.

.

 

Author: morevesh