(Video) Plas skandali në ushtri/ Gjenerali i besuar i Putinit zhvishet nudo dhe kërcen para kamerave

Një gjenerali rus është përfshirë në një skandal në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje, ku ai shfaqet i zhveshur duke bërë stiptizëm. Aleksandër Matovnikov shihet duke kërcyer në tingujt e një muzike në sfond. Videoja prej 44 sekondash është postuar fillimisht në Telegram dhe pastaj ka vijuar në rrjetet e tjera sociale.



Gjenerali Matovnikov është aktualisht zëvendës-shefi i forcave tokësore të Rusisë, me përgjegjësi për praninë ushtarake të Moskës në Bjellorusinë fqinje. Ai është një ish-anëtar i këshillit të sigurisë me ndikim të Moskës dhe shërbeu si udhëheqës ushtarak i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një zonë me rëndësi strategjike për Rusinë.

Ai besohet se është përgjegjës për dëmin e rëndë prej 274 milionë paund që pësoi dje një aeroplan spiun rus.



“Pas publikimit të videos ka shumë të ngjarë të synojë të turpërojë më tej Matovnikovin për dështimet operacionale që thuhet se u mundësuan partizanëve bjellorusë të sulmonin bazën ajrore Machulichi, pranë Minskut dje dhe të dëmtonin një avion vëzhgimi A-50,” tha Chris O, një ish- ushtarak.

Author: morevesh